Ahmeti: E kemi thënë publikisht, mbështesim kandidatin konsensual


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Vetëm e vërteta” ka thënë se si parti mbeten me qëndrimin për kandidat konsensual për president dhe se janë të gatshëm nëse VMRO-DPMNE dorëzon kërkesë që krahas zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Medial.mk.

“BDI nuk e ndryshon qëndrimin për këtë. Parimisht kryetari duhet të jetë figurë konsensuale e pranueshme për bashkësitë. Fuqimisht i qëndrojmë këtij parimi dhe këtë e kemi thënë publikisht. Nëse arrijmë të gjejmë marrëveshje do të kemi kandidat të përbashkët”, theksoi Ahmeti.