Ahmeti dhe Sela do të shkojnë në takim të liderëve, pritet konfirmimi nga Mickoski


Kryeministri Zoran Zaev e zyrtarizoi ftesën për takim të liderëve, i cili diç propozoi do të mbahet të premten në Klubin e deputetëve. Tani për tani është paralajmëruar prania e BDI-së dhe e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa VMRO-DPMNE-ja ka mbetur në qëndrimin se nëse mbahet takim i liderëve, temë e parë duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe më pas mund të flitet edhe për tema tjera, si regjistrimi, kodi zgjedhor ose ligji për PSP-në. Vendimi përfundimtar nëse do të shkojnë në takim të liderëve do ta sjell udhëheqësia partiake.

Megjithatë, Zaev beson se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në takim të liderëve për të cilin si tema i propozoi Kodin e ri Zgjedhor, ligjin për prokurorinë publike dhe konsensusin për regjistrimin. Në momentet kur kryeministri Zaev e publikoi ftesën për takimin e liderëve për të premten, në opinion u kumtua se dorëheqje të parevokueshme ka dhënë prokurorja speciale publike, Katica Janeva. Dorëheqja do të aktivizohet vetëm nëse sillet ligji për prokurorinë publike. Prokurorja speciale publike, sipas informacioneve në opinion, ishte një prej mosmarrëveshjeve të partive qeveritare dhe të opozitës në bisedimet për statusin e prokurorisë publike.

Zaev në konferencë për shtyp tha se nuk e përjashton mundësinë që të bisedohet edhe për tema të tjera, midis të cilave edhe për zgjedhjet e parakohshme, që insiston opozita, por thotë se, edhe pse partia qeveritare është e gatshme për zgjedhjet, përparësi për momentin duhet të kenë eurointegrimi dhe zhvillimi i vendit dhe ekonomisë.

Në takim, siç tha, pret që liderët të përqendrohen  në krijimin e kushteve për hapin e fundit për fillimin e negociatave dhe nga ato të dalin propozime për Planin veprues dhe grupet e punës në të cilat do të merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare e të cilat do të ketë bisedime.

Mbyllja e këtyre temave, sipas tij, do të thotë  përfundim të reformave në pjesën e integrimeve evropiane me të cilat do të prezantohemi në vjeshtë si vend i cili i ka përmbyllur të gjitha çështjet për marrjen e datës së premtuar për fillimin e negociatave. “Askujt mot t’i japim argument që të jetë kundër, të rezervohet apo ngjashëm”, tha kryeministri.

Zaevi mbetet në qëndrimin se duhet të shkohet në zgjedhje të rregullta, përveç nëse nuk ka argumente serioze. Mendon se zgjedhje të rregullta do të mund të zhvendosen në tetorit të vitit 2020 që ato të mos mbahen në dimër. Një qëndrim të tillë javën e kaluar ka dhënë edhe Artan Grubi nga BDI-ja, i cili madje tha edhe se termine të mundshme për zgjedhje do të ishin edhe fundi i majit ose qershorit.

“Edhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme për në pranverë, në vjeshtë apo kurdo qoftë, por para së gjithash është përgjegjësia ndaj shtetit, gjithmonë kemi qëndruar në qëndrimin se duhet t’i japim mundësi ekonomisë sipas vendimeve politike serioze. Mbes në qëndrimin se duhet të shkojmë në zgjedhje të rregullta. Zgjedhje të shpejta,  zgjedhjet e parakohshme e pamë deri ku e çuan shtetin për shkak të kalkulimeve. Nëse shkojmë në zgjedhje këtë vjeshtë, do të mbetet Qeveria e njëjtë përafërsisht me pjesëmarrësit e njëjtë.  Që do të bëjmë që kjo periudhë e çmuar e pakthyeshme  për ekonominë e Maqedonisë do ta shpërfytyrojmë, do ta shkatërrojmë”, tha Zaevi.

VMRO-DPMNE-ja e përsëriti qëndrimin se nëse mbahet takimi i liderëve, tema e parë duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Më pas, siç deklaroi në konferencë për shtyp, zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski, mund të flitet edhe për tema të tjera, si regjistrimi, kodi zgjedhor ose ligji për PSP-në, të cilat i paralajmëroi Zaev.

Ftesën e kryeministrit dje e pranoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, Nga Kabineti i tij theksojnë se do të marrin pjesë në takim dhe se do të prezantojnë propozime dhe ide të tyre për çështjet për të cilat do të diskutohet.

“Është mirë që kryeministri ka filluar ta ndjejë fuqinë e vërtetë të Aleancës së Shqiptarëve. Gjithmonë kemi menduar se takimet e tilla të liderëve duhet të konvokohen më shpesh kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme shtetërore. Do ta pranojnë ftesën dhe me siguri do të marrin pjesë në takim me propozime dhe ide tonat për çështjet për të cilat do të diskutohet”, qëndron në informacionin e dërguar nga Kabineti i Selës.