Ahmeti dhe Mickoski bisedojnë për daljen nga situata aktuale politike


Udhëheqësi i OBRM=PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dje kanë realizuar një takim, ku është diskutuar për daljen nga situata aktuale politike, konfirmon Artan Grubi për “Makfax”.

Grubi thotë se në takim është diskutuar gjithashtu votimi e mundshëm mbi ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Burime të partisë nga selia e BDI-së thonë se Ahmeti ende ka shpresë se do të bindë deputetët e opozitës për të mbështetur ndryshimet kushtetuese duke votuar në Kuvend.

“Liderët diskutuan për atë që deputetët e OBRM-PDUKM-së të mbështesin ndryshimet kushtetuese të imponuara nga marrëveshja me Greqinë. Ata janë deputetë legjitimë dhe duhet ta bëjnë këtë”, tha Grubi.

Përveç takimit Mickoski-Ahmeti, dje dhe kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar takim me deputetët. Megjithatë, Daniela Rangellova, deputete nga OBRM-PDUKM, tha për “Makfaks” se asnjëri nuk ka kontaktuar kurrë me grupin e tyre parlamentar për të organizuar një takim.