Ahmeti dhe Gashi urojnë muajin e Ramazanit


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet rrjetit social “Facebook” të gjithë myslimanëve ua uroi muajin e Ramazanit duke u dëshiruar agjërim të lehtë.
“Të dashur besimtar, ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe agjërim të lehtë e të pranueshëm”, thuhet në urimin e Ali Ahmetit.

Edhe lideri i Besës nga Shkupi Afrim Gashi me urim për Ramazanin. Ai myslimanëve me urim për dashuri dhe njëkohësisht uroi të ketë më tepër suksese për vendin.

“Të nderuar besimtarë të besimit islam dhe ju agjërues të dashur,
Dëshiroj që në këtë ditë të parë të muajit të bekuar të Ramazanit, kur e kemi filluar agjërimin njëmujor, para së gjithash t’jua uroj këtë muaj të madhnueshëm dhe të lutem që Zoti ta pranojë agjërimin tuaj!
Meqë Ramazani nuk është një muaj i zakonshëm, dëshiroj që edhe besimtarët që agjërojnë gjatë këtij muaji të jenë të jashtëzakonshëm në arritjet e gradave të larta shpirtërore. Zaten, agjërimi është përkushtim shpirtëror dhe privimi ose kufizimi i ushqimit dhe i kënaqësive fizike është vetëm shteg për të kaluar në kënaqësitë shpirtërore.
Në këtë drejtim, duke qenë politikan, do të doja të theksoj se agjërimi na bën mirë edhe për faktin që gjuhën e urrejtjes, smirën dhe grindjen ta reduktojmë, duke e afirmuar komunikimin, dialogun, ndihmën dhe solidaritetin. Meqë jemi një vend i vogël me probleme të mëdha, uroj që agjërimi të na sjellë më shumë buzëqeshje, më shumë mirëkuptim për hallet e tjetrit, më shumë dashuri e paqe në familjet tona, më shumë mirëqenie për komunitetin tonë dhe më shumë suksese për shtetin tonë.

Zoti ju ndriçoftë me agjërim dhe ju pastroftë me dashuri!
Urime muaji i bekuar i Ramazanit! , shkroi Gashi.