Ahmeti a do të përballet me Selën, ja përgjigja?


Lideri i BDI z.Ali Ahmeti pas zërave per nje debat televiziv me liderin e Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Sela, në një pronocim për portalin Zhurnal kishte refuzuar ballafaqimin televiziv me Ziadin Selën dukë thënë: “Po ka shumë lider te shqiptarët, dhe nuk e di me kë me dalë në mejdan. Në opozitë mbetet edhe z.Kasami. U bëmë gazë i botës dhe turp i botës me dhjetra parti. Me të vërtetë nuk di njeri si t’i trajtojë, me vjen turp seriozisht kur kemi takime me ndërkombëtarët me dhjetra lider shqiptar të Maqedonisë”, ka theksuar ekskluzivisht për Zhurnal, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim”

Ndërsa Lideri i ASH Ziadin Sela, për Zhurnal ishte deklaruar i gatshëm për duelin televiziv duke i kërkuar liderit te BDI z.Ahmetit ta zgjedh datën, televizionin dhe gazetarin dhe se Sela është i gatshëm ta takoj në debat televiziv kudo qoftë dhe kurdoqoftë.

Refuzimimi i Ali Ahmetit të ballafaqohet me Ziadin Selën na e kujton kohën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili për më shumë se 10 vite nuk pranoj të ballafaqohet në duel televiziv me Lidërët e LSDM. Si duket Ali Ahmeti e ka të njejtën frigë të Gruevskit duke mos lënë hapësirë për debat televiziv, dhe duke ikur nga transparenca dhe përgjegjësia politike, duke ikur nga pyetjet dhe ballafaqimi medial njejtë si ish partneri i tij i koalicionit Nikolla Gruevski.