Agjencia për zbatimin e gjuhëve pjesë e strategjisë 2018 – 2022


Strategjia për reforma në administratën publike 2018 – 2022 do të përfshijë katër lëmi me prioritet si krijimin e politikave, udhëheqjen me reformat njerëzore, përgjegjësinë dhe llogaridhënien si dhe depolitizimin e saj, theksoi Ministri i Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski.

Sipas tij kjo strategji parasheh edhe formimin e agjencisë për zbatimin e gjuhëve. Në pyetjen se a do ketë trajnime për të punësuarit në administratën publike që do angazhohen Mançevski me përgjigje.

“Kjo çështje nuk është pjesë e strategjisë, mplementimi I ligjeve është nën ingerenca të Ministrive, në strategji nuk kemi aq gjëra konkrete si trajnimi i personave për zbatimin e ligjit”, shprehet ministri i shoqërisë informatike Damjan Mançevski.

Ndërkohë Këshilltarja për reforma në administratë Biljana Nikollovska Zhagar, nuk përjashtoi edhe mundësinë e shkurtimit të administratës publike. Sipas saj nevojitet numërimi i të punësuarve dhe institucioneve dhe më pas parashihet racionalizimi I këtij numri të të punësuarve.

“Duhet definitivisht të bëhet numërimi se sa institucione ka, sa të punësuar ,sa prej atyre kuadrove që përbëjnë këtë numër të madh janë adekuat për detyrat që i kryejnë dhe më pas pason racionalizimi në bazë të fakteve të bazuara në profesionalizëm. E tërë ajo do realizohet në mënyrë sistematike”, shprehet këshilltarja për reforma në administratë Biljana Nikollovska Zhagar.

Po ashtu në strategji është paraparë edhe depolitizimi i administratës që parasheh kritere objektive për selektimin e kandidatëve si dhe vendosjen e shërbimit të lartë administrativ që do jetë i obliguar për seleksionimin e administratorëve duke respektuar profesionalitetin e tyre në punë.