Adoleshentët nga Tetova dyshohen për shumë vepra penale

Kundër tre adoleshentëve, dy nga Tetova dhe njëri nga Ozormishte, SPB Tetovë ka ngritur padi penale për shkak të dyshimit bazë se janë autorë të 13 veprave penale prej të cilave gjashtë “grabitje të rënda” tre “grabitje të rënda në përpjekje” dhe katër “grabitje”, informuan nga policia e Tetovës.

“L.Ç (15) dhe B.M.(16), të dy nga Tetova dhe A.Z.(17) nga fshati Ozormishte dyshohen se në periudhën nga 29 qershori deri më 4 shtator të këtij viti me përdorimin e një vegle kanë hyrë në objekte fetare, shtëpi, klube futbolli dhe objekte tjera në Tetovë. Prejse kanë hyrë ata kanë marrë para, celularë, pajisje sportive, akumulatorë, aparat për larjen e automjeteve dhe pemë zbukuruese me çka kanë fituar interes pronësor kundërligjor në vlerë prej rreth 229.600 denarë”, informojnë nga policia./Gazeta e Pavarur