Adili: Është koha të formohet parti e re shqiptare në Maqedoni

Gjatë 3 muajvë të kaluar i kam ëcur thuajsë të gjitha trojet shqiptare, që nga Manastiri deri në Kumanovë.
Përveç Shkupit që kishte ndryshuar per nga infrastruktura (me beton dhë statuja) gjatë këtyrë 3 dekadave që unë nuk e kisha parë, Tetovën dhë Gostivarin i gjeta ashtu siç i kisha lënë para 3 dekadash.

Ndërsa Manastiri, qyteti i Alfabetit, ku në vitin 1982 unë e vuajta dënimin për pjesëmarrje në demonstratat e mars-prillit 1981 në Prishtinë, nuk fliste më shqip, sepse gjatë 3 dekadash ishin shpërngulur edhe ata pak shqiptarë.
Shpërngulja, kjo plagë ë pashëruëshme e shqiptarëvë, dikur e planifikuar me projekte dhe elaboratë nga Vasa Çubriloviç dhe shumë viça të tjerë serbë, shumë rëndë e kishte goditur Kërçovën dhe Kumanovën, aq shumë sa jam shumë i bindur se 3/4 e shqiptarëvë ishin larguar nga Kërçova dhë Kumanova, dhë jo vëtëm…, por edhe nga Struga dhe Dibra, nga ku shqiptarët ë Dibrës, përmes Meksikës largoheshin (dukë paguar nga 20.000$) per në Amërikë.
Gjatë gjithë fushatës elektorale të partive politike shqiptare gjatë zgjedhjëvë lokale une nuk e dëgjova asnjë fjalë të vetmë nga ndonjë kandidat shqiptar të ndonjë komunë dhe as nga ndonjë parti politike shqiptare për fenomenin e shpërnguljes së rinisë shqiptare nga trojet shqiptare.
Dhe, jam shumë i bindur se, partitë politike shqiptare ekzistuese, as edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamëntare, të cilat do të mbahen shumë shpejt (më së largu në vjështë të këtij viti – 2018), nuk do të flasin farë.

Pse?
Sepse, partitë politike shqiptare në IRJM (ekzistuese) nuk kanë programe politike afat-shkurtra, afat-mesme dhe afat-gjatë për mbrojtjen dhe avansimin e kauzës së shqiptarëve në trojet shqiptare;
Sepse, qëllimi dhe synimi kryesor i partive politikë shqiptare në IRJM (ekzistuese) ka qenë dhe mbetet vetëm pushteti dhe asgjë tjetër.
Prandaj, për të ndaluar këtë gangrenë te shqiptarëve (shpërngulen shqiptarë) dhë edhe për të avansuar kauzën shqiptare në trojet e tyre stërgjyshore, unë gjykoj se është momenti i fundit kur të gjitha kokat ë ndritura (intelektualët atdhetarë) duhët të zgjohen nga gjumi letargjik dhë të bashkohen si një trup i vetëm për të formuar partinë e re dhe të vërtetë të shqiptarëvë dhe për shqiptarët.
Në të kundërtën e kësaj, nëse ne intelektualët atdhetarë do të vazhdojmë të sillemi si sehirxhinj karshi kësaj tragjedie ndaj shqipatëvë, duhet të jemi shumë të bindur se nesër do na gjykojë historia, edhe më rëndë së ata që e kanë shkaktuar këtë tragjedi.
Koha nuk pret, prandaj……/Gafurr Adili