Ademi: Taravari nuk respektoi ligjet/ Bexheti: Vendimi është hakmarrje politike


Zv/ministri i Arsimit Arbër Ademi ka mbrojtur vendimin për marrjen e kompetencave kreut të Gostivarit Arben Taravarit, me pohimin se ky i fundit s’ka respektuar ligjet. Ndërsa, Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka thënë se rasti është hakmarrje politike, njofton Alsat-M.

“Të gjitha udhëzimet e Inspektoratit shtetëror të arsimit u injoruan nga kryetari i komunës, i është dhënë afat për mënjanimin e atyre parregullsive në aspekt të mosrespektimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave…”, ka thënë Ademi.

“Është për keqardhje, kjo na e kujton momentin e presionit të BDI-së ndaj LSDM për t’ia marrë ASH-së ministrinë e Shëndetësisë, pra është i njëjti presion dhe çdokush e din se është një vendim apo hakmarrje politike”, ka thënë Bexheti, transmeton Medial.mk.