Ademi: Nuk kemi për qëllim askënd nga diaspora me forcë ta detyrojmë që të votojë


Nuk kemi për qëllim askënd nga diaspora ta detyrojmë që të votojë në zgjedhje, deklaroi sot ministri i Obliguar për Diasporë Edmond Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezantimit të Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën për periudhën e vitit 2019-2023.

“E drejta e votës është e drejtë e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i atyre që jetojnë jashtë shtetit ajo e drejtë vijon si e drejtë e garantuar me ligj. Për dallim nga e kaluara kur për veshi tërhiqeshin ambasadorët nga derë në derë që t’i regjistrojnë njerëzit për të votuar, kjo Qeveri ka një qasje më ndryshe. As unë, as kjo Qeveri nuk ka për qëllim që ndokënd me forcë ta detyrojë të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Ademi.

Përndryshe, me Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën pritet që të përparohet bashkëpunimi institucional, ekonomik dhe kulturor me mërgimtarët. Është përpiluar në konsultim me përfaqësuesit e organizatave të diasporës, OJQ-së dhe ekspertëve. Në vitin 2021 është planifikuar që të bëhet revizion me qëllim që të kontrollohet se cilat elemente nga Strategjia mund të përmirësohen. Përskaj Strategjisë, është miratuar edhe Plani i Veprimit për realizimin e saj.

“Nga pavarësia deri më tani, këto janë dokumentet e para të miratuara nga ana e një qeveri në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit institucional me diasporën. Këto dokumente paraqesin bazë për lidhje institucionale të shtetit dhe diasporës përkundër politizimit në diasporë e praktikuar në të kaluarën”, tha Ademi.