Ademi: Nuk ka amnisti për VMRO-DPMNE-në


Ministrat e kabinetit qeveritar në Maqedoni i kanë hedhur poshtë raportet në shtypin vendas sipas të cilave kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev është shprehur i gatshëm për kompromise të dhimbshëm siç do të ishte falja e sulmit të 27 prillit ndaj ligjvënësve në Parlament.

Mediat i kanë keqkuptuar fjalët e tij deklaroi ministri pa portofol përgjegjës për diasporën, Edmond Ademi, raporton TCH.

Thirrja e Zaevit për pajtim kombëtar sipas Ademit nuk nënkupton në asnjë mënyrë një aministi. “Gjyqet që përfshijnë episodin e dhunshëm të prillit të kaluar nuk kanë lidhje me apelin për pajtim, deklaroi ministri./Gazeta e Pavarur