Ademi: Nuk jam i interesuar për reforma kozmetike por për reforma thelbësore në arsim


Nuk jam i interesuar për reforma kozmetike por për reforma thelbësore në arsim të bazuara në analiza të besueshme prej institucioneve të besueshme, deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

“Ne duam reforma të bazuara në të dhëna, në analiza të besueshme prej institucioneve të besueshme. Për këtë është realizuar analizë e tërë sistemit arsimor nga ana e OECD për herë të parë në vend. Në punëtorinë në janari i shqyrtuam të gjitha rekomandimet dhe tani kemi dy projekt ligje të cilat ishin dhe ende janë pjesë e diskutimit publik ku janë të inkorporuar të gjitha rekomandimet e Raportit nga OECD dhe UNICEF, por edhe në linjë me atë që është paraparë me Strategjinë për arsimin nga vitit 2018-2025”, u përgjigj në pyetjet e gazetarëve Ademi i cili sot mbajti fjalim në debatin për krijimin e Qendrave rajonale për arsim të mesëm profesional dhe trajnim në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Sipas tij, jo rrallë në arsim janë krijuar politika të bazuara në perceptime.

“Nuk jam i interesuar për reforma kozmetike por për reforma thelbësore, edhe tribuna e sotme është në këtë drejtim me partnerët tonë shumëvjeçar të cilët janë pjesë e proceseve reformuese në RMV që t’i zbatojmë edhe reformat e ardhshme, por reforma të bazuara në të dhëna, e jo në perceptime. Dhe kjo po ndodh për herë të parë këtë vit. Prej të gjithë partnerëve tonë ndërkombëtar kemi marrë edhe mbështetje me shkrim për atë që e bëjmë me këto projekt-ligje. Për çfarë jemi të interesuar, për reforma kozmetike? Nga unë mos e prisni këtë thotë Ademi duke i komentuar reformat në arsim dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit Petar Anastasov.

Lidhur me letrën publike nga ana e inspektorit Ilievski se kanë bërë presion ndaj tij që të mos i dorëzoj vërejtje nga mbikëqyrja e realizuar inspektuese në Universitetin e Tetovës, ministri Ademi tha se nuk dëshiron ti komentojë deklaratat e tilla edhe njëheri u bëri thirrje dhe i inkurajoi institucionet në mënyrë konsekuente t’i zbatojnë të gjitha dispozitat ligjore.

“Nëse konfirmohet se për dikë duhet të ketë dhe të mbajë përgjegjësi, le të mbajë. Ju jeni gazetarë dhe u respektojë deri në qiell, por nuk duhet të bëni analiza si kanë vepruar më herët në raste të tilla. Cila është mesatarja pas Komisionit dyshkallësh në proceset gjyqësore kur anëtarë të bashkësisë akademike janë “përndjekur” nga ana e inspektorëve të caktuar dhe si kanë përfunduar këto procedura, sepse nuk është hera e parë të zhvillohet procedurë e tillë. por ndoshta është hera e parë kështu të prezantohet para opinioni. Për këtë kërkoj zbatim konsekuent të rregullave ligjore.  Unë jam Arbër Ademi ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe unë punojë sipas agjendës time”, tha Ademi.