Acarohen marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, Tramp me mesazh brutal


Mesazhi brutal i Trumpit për rusët: Bëhuni gati, po vijmë!

Pas paralajmërimit të Rusisë se do ta rrëzojnë çdo raketë amerikane e cila shkon kah Siria, presidenti i SHBA Donald Trump, u lajmërua në Twitter dhe i dërgoi një mesazh të qartë Moskës në të cilin thekson se raketa do të ketë sigurisht!

“Rusia ka premtuar se do ta rrëzoj çdo raketë të dërguar kah Siria. Bëhu gati Rusi, sepse raketa do të ketë, do të jenë të reja, të bukura dhe “të mençura”. Nuk duhet të jeni partner me kafshën e cila e vret popullin e vet me gaz dhe kënaqet me këtë”. ka shkruar Trump duke menduar në liderin sirian Bashar al-Assad.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë më të këqija se ndonjëherë, përfshirë këtu edhe kohën e Luftës së Ftohët. Për këtë nuk ka arsye. Rusia ka nevojë për ne për ta ndihmuar ekonomikisht, gjë që është shumë lehtë të bëhet, dhe është e nevojshme që të gjitha vendet të bashkëpunojnë. Të ndalet gara në armatim?”, ka shtuar Trump.