Abdylfeta Alimi lirohet nga paraburgimi


Gjykata Apelit  pas garancisë monetare të ofruar, ka vendosur të lirojë nga paraburgimi Abdylfeta Alimin, i akuzuar për mosveprim më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend.

Familja Alimi ka ofruar një garanci prej afro 320 mijë euro, përfshirë këtu edhe pasurinë e liderit të ASH-së, Ziadin Selës dhe bashkëpartiakut të tij Krenar Llogës.

Gjykata e Apelit pas shumë refuzimesh të bëra njëra pas tjetrës në këto muaj, sot ka vendosur të pranojë garancinë monetare dhe të lirojë nga paraburgimi të akuzuarin Abdylfeta Alimi dhe për të njëjtin gjykimi të vazhdojë në liri.