A.SH. kërkon vend në tavolinën e bisedimeve, Ivanov, Zaev, Ahmeti dhe Mickovski ndërtojnë konsenzus për emrin


Takimi i liderëve këtë të shtunë te Klubi i Deputetëve, në të cilën do të marrin pjesë kryetar i shtetit Gjorgje Ivanov, liderët Ali Ahmeti, Hristijan Mickovski dhe kryeministri Zoran Zaev, do të bisedohet për propozimet e fundit për çështjen e emrit nga ndërmjetësuesi Metju Nimic, i cili më 31 janar ka konfirmuar se do të vizitoj Shkupin zyrtar që nga afër të bindet sa është arritur konsenzusi i brendshëm për çështjen e emrit.
Nga kabineti i Ivanovit informormuan se temë e bisedës së takimit të liderëve do të jetë propozimi i fundit i ndërmjetësuesit Metju Nimic. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski konfirmoi se klima momentale politike në vend është pozitive dhe në drejtim të gjetjes së zgjidhjes përfundimtare dhe konsenzusit të brendshëm.

Qeveria ka filluar të analizoj korrnizën e propozimit të Metju Nimic për çështjen e emrit , ndërsa kabineti i ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov është në koordinim me kabinetin e kryetarit të shtetit si dhe me liderët e partive më të mëdha politike në vend.
Nga VMRO – DPMNE-ja konfirmuar pjesmarrjen në takimin e liderëve, me qëllim nga afër të njihen me propozimet e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic.

“VMRO – DPMNE do të jetë pjesë e takimit të liderëve të shtunën në lidhje me problemin që Republika e Greqisë ka me emrin e Maqedonisë. Delegacioni partiak bashkë me kryetarin e shtetit Ivanov do të marrin pjesën në takimin e së shtunës”, thanë nga VMRO – DPMNE-ja.
Në takimin e liderëve për herë të parë i pranishëm do të jetë kryetari i ri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Jooficialisht, burime partiake të VMRO – DPMNE-së për “Nezavisen Vesnik” treguan se nga takimi presin për herë të parë nga afër të njihen me propozimet e ndërmjetësuesit Metju Nimic sepse për të njejtat kanë dëgjuar vetëm nga media. Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickovski në intervistën e fundjavës për “Nezavisen Vesnik” kritikoi qeverinë duke thënë se procesi i çështjes së emrit është jotransparent.

“Qëndrimi ynë për ndryshimin eventual të Kushtetutës, me qëllim të ndërrimit të emrit, është i njohur dhe i pandryshuar. Nxisim qeveritë në Shkup dhe Athinë në gjetjen e një zgjidhjeje të dinjitetshme që nuk do të dëmton identitetin maqedonas dhe ti japin fund kësaj çështjeje”, dekalroi Mickovski.

Partia e Ali Ahmetit BDI, shkurt thanë se takimi i liderëve do të ketë karakter koordinues dhe në të duhet vetëm të përafrohen qëndrimet e partive politike me propozimin e Metju Nimic.


Nga Aleanca për Shqiptarët kërkuan që Ministria e Punëve të Jashtme ftesë të dërgoj edhe në adresë të liderit të tyre, Zijadin Sela, pasiqë të njejtën e ka bërë me partinë opozitare maqedonase, VMRO – DPMNE.

“Ali Ahmeti nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve të flas në emër të tyre. Ai në atë tryezë që do bisedohet për çështjen e emrit, mund ti përfaqesojë vetëm antarët e BDI-së, vlerësojme se duhej te ishte i ftuar edhe Lideri i opozitës shqiptare, kryetari i ASH, Ziadin Sela, njejte siç është ftuar lideri i opozitës maqedonase i VMRO-se Mickovski, atëherë mund të themi se me këtë dialog ndërtohet brenda një konsenzusi të brendshëm shtetëror dhe nacional”, deklaruan nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa një pjesë e njohësve të çështjeve politike në vend se takimi i liderëve politik ndodh në moment të vërtetë për Maqedoninë. Politikologu Xhenis Sulimani vlerëson se përderisa partitë opozitare shqiptare kanë përçarje brendapartiake për çështjeje bajraktarizmi, BDI dhe Ali Ahmeti do të jenë përfaqësues legjitim të shqiptarëve në takime të liderëve.

“Rastet e rëndësishme shtetërore, si çështja e emrit në këtë rast, imponojnë koordinim të liderëve partiak dhe krerëve shtetëror. Prandaj edhe takimi thirrur nga presidenti i shtetit Ivanov, vlerësoj se është në momentin e duhur. Mirëpo, rezultati i takimit do të jetë tregues se deri ku është politika e shtetit dhe se sa janë të gatshëm protagonistët që të dëshmojnë vizionin e tyre për të ardhmen e vendit.
Bazuar nga deklaratat e fundit të krerëve partiak dhe atyre shtetëror, personalisht nuk jam optimist për afrim të qëndrimeve. Liderët tonë, historikisht kanë dështuar në proceset më të rëndësishme për vendin.
Ndërkaq, sa i përket faktit se në takim nga pala shqiptare është vetëm Ali Ahmeti mendoj se është legjitime. Është liderë i partisë me më shumë deputetë në Kuvend, kur jemi te shqiptarët. Partitë tjera dhe koalicionet kanë problem me lidershipin. Të njëjtat po merren me problem bajraktarizmi. Vulat dhe zyrat e tyre janë bërë cak për qerime hesapesh brenda partiake. Dhe, në këso rastesh edhe po deshte t’i ftosh nuk ua ke adresën ose ke më shumë se dy adresa. Fatkeqësisht, politika është numra. Aleanca dhe Lëvizja Besa, as bashkë s’i kanë numrat e BDI-së, në Kuvend”, deklaroi Sulimani.

Blerim Ismaili