A po shkon Maqedonia kah Maqedonia e Re?


A do të jetë Maqedonia e Epërme, Veriore apo e Re- askush nuk di!

Emër magjik për Maqedoninë? Harrojeni atë. Nevojitet punë e madhe diplomatike, por në tunelin veçmë ka dritë. Qeveria e re e Shkupit qëllimshëm po përmirëson raportet me fqinjët dhe mund të arrijë qëllimin, parasheh Dojçe Vele, transmeton Medial.mk.

Për 23 vite, diplomati amerikan Metju Nimic lufton me dy fqinjët e Ballkanit për vetëm një fjalë. Tani si duket misioni i pafund i 78 vjeçarit është që të përfundojë. Kontesti i emrit mes Shkupit e Athinës “mund të zgjidhet vitin e ardhshëm”, thotë Nimic.

Ambienti i zgjidhjes së konfliktit është përmirësuar si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, ka thënë tutje Nimic. Pasi Maqedonia e shpalli pavarësinë e saj më 1991, dy vendet fqinje gjenden të ngatërruar në klishetë e emrit të vendit, shkruan mes tjerash DW.

“Ndryshimi i pushtetit në Shkup dhe kryeministri i ri socialdemokrat Zoran Zaev sollën lëvizje në kontestin si dhe ajër të freskët në raportet mes dy vendeve fqinje. Njëherësh, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë interes të shtuar për shtetin jostabil multietnik, duke u frikësuar nga rritja e ndikimit të Moskës në Ballkan”, shkruan mes tjerash DW.