A po për përçahet Aleanca për shqiptarët?


Aleanca për Shqiptarët çdo ditë e më shumë po rritet, thotë sekretari i partisë Arben Taravari. Duke hedhur poshtë pretendimet se në këtë parti ka përçarje.

Ai pranon se ka mos-pajtime në disa degë të qyteteve të kësaj partie, mirëpo sipas tij, ana e pakënaqur nuk e dëmton partinë.

“Faktikisht familja Aleanca për Shqiptar gjithë një e më shumë po rritet, pakënaqësi të vogla normalisht ka në të gjitha qytetet, shumë më shumë kemi ardhje sesa njerëz që nuk u pëlqen këtu, shkojnë diku tjetër por nuk kemi ndonje dëmtim partiak. Pakënaqësi ka pasur dhe do të ketë në çdo parti por kjo nuk krijon telashe për aleancë për shqiptar”, tha Arben Taravari, sekretar i ASH.

Një ditë më parë, anëtari i partisë nga dega e Shkupit Naim Bajrami, reagoi në profilin e tij në Facebook, duke pohuar se dikush ka dashur që ai të jetë në krye të degës si më i përshtatshmi derisa të tjerë nuk duan që ai të mbetet në kryesi të partisë. Ai po mendon seriozisht të largohet nga të gjitha strukturat partiake.

“Nuk kemi përçarje, por kur njerëzit karieriste mundohen ta bëjnë moralin, kjo është instrumentalizam spekulativ. Kemi dallime konceptuale rreth asaj se si do duhet të duket partia pas kongresit. Nuk mund ta sfidojmë konkurrencën politike me njerëzit me të dobët se ata qe po i luftojmë politikisht”, u shpreh Naim Bajrami.