A mund të miratohet Ligji për gjuhët pa debatuar për amandamentet e VMRO-DPMNE-së?


Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi ju ka dhënë afat prej një javësh partive politike që të gjejnë zgjidhje për ligjin e gjuhëve. Edhe pëkundër dallimeve që kanë rreth mënyrës se si do të trajtohen 35 mijë amandamentet e VMRO-DPMNE-së nga të zgjdhurit e popullit, lojaliteti dhe parneriteti i shumicës parlamentare nuk vihet në dyshim, thonë analistët, transmeton Zhurnal.

Pas vazhdimit të sencës parlamentare të së martës ku në rend dite duheshte të jetë debati për Ligjin e gjuhëve, nuk ka asnjë marrëveshje lidhur me mbi 35 mijë amandamentet e parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, ndërsa kryeparlamentari talat Xhaferi ju ka dhënë afat prej një javësh që partitë politike të gjejnë zgjidhje, pasi që afatet po tejkalohen.

Burime partiake pranë LSDM-së thonë se grupe të punës të partive politike do të punojnë në gjetjen e një zgjidhje dhe shtojnë se për shkak të zvaritjes së miratimit të ligjit për gjuhët është më se e qartë se deri në fund të javës nuk do të ketë senacë parlamentare.

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani të mërkurën ka deklaruar se LIgji për gjuhët në ditët në vijim do të miratohet dhe se ky proces nuk ka kthim prapa.

“Çështja ka mbetur vetëm se koordinimin final të partive politike, se në çfarë mënyre dhe forme do të miratohet ligji i gjuhëve”, tha Bujar Osmani, zëvendës kryeministër.

Nga ana tjetër kryeparlamentari, Talat Xhaferi në një deklaratë për mediat theksoi se në senacën e së martës është arritur zgjidhje për shkak të mungesës së numrave të deputetëve në Parlament dhe se një pjesë e deputetëve të LSDM-së janë deklaruar se nuk do të votojnë për Ligjin e gjuhëve.

Edhe përskaj përplasjeve politike për 35 mijë amandamentet e VMRO-DPMNE-së, kryeparlamentari Xhaferi tha se se shumica parlamentare nuk është aspak në “siklet” dhe se do të vazhdohen të gjitha proceset të cilat shumica parlamentare i ka planifikuar në Parlament, ndërsa prej të cilave varet edhe funksionimi dhe mbështetja për vetë Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev.

Burime partiake pranë LSDM-së theksojnë se do ti japin shansin dialogut politik me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së problemit të krijuar me 35 mijë amandamentet e dorëzuar për ligjin e gjuhëve dhe se duan që edhe VMRO-DPMNE ti rikthehet punës së parlamentit.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë theksuar se është kërkuar nga ata që ti tërheqin amandamentet dhe se një gje të till ata e kanë refuzuar, dhe shtojnë se problemi për fillimin e senacës është shkakruar midis BDI-së dhe LSDM-së për arsye se nuk kanë pasur marrëveshje për ecurin e punës së senacës plenare.

Deputetët e LSDM-së kanë deklaruar se duan një zgjidhje e cila do të jetë sipas rregullores së Parlamentit, gjegjëisht të hapet debat për amandamentet, e jo ashtu siç ka propozuar BDI.

Kryeparlamentari Xhaferi ka deklaruar se është i gatshëm që të caktojë edhe një senacë tjetër plenare në të cilën në mënyrë direkte do të votohet për miratimin e Ligjit të gjuhëve, pa pasur një debat parlamentar për 35 mijë amandamentet e VMRO-DPMNE-së, ndërsa partia opozitare VMRO-DPMNE do të ketë mundësi për të parashtruar vërejtejet e saj për ligjin në fjalë. Ai potencoi se Parlamenti nuk duhet të jetë i robëruar nga askush. / Zhurnal