A e bojkoton Hazbi Lika Zoran Zaevin?

Zv/kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika siç duket e bojkoton kryeministrin Zoran Zaev në koferencën për të raportuar për punën e qeverisjes një vjeçare.

Mbledhja zhvillohet në oborrin e Qeverisë ku janë të pranishëm të gjitha ministrat e kabinetit qeveritar përpos Likës. Kjo konferencë vjen vetëm pak ditë pasi që opozita maqedonase ka paralajmëruar protestën antiqeveritare më 2 qershor.