Spasovski ka ofruar dorëheqje pas ikjes së Gruevskit


Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit për shkak të arratisjes së Gruevskit.

“Ai e bëri atë hap, bisedoi me mua. Si një koleg në Qeveri dhe bashkëpunëtor i gjatë i imi, ne kemi diskutuar gjithmonë për atë se çfarë është akti moral në rrethana të tilla. Sepse, nëse ka përgjegjësi morale, duhet të ketë argumente për të, të shpjegohet, për të gjetur se ku është rreziku moral, problemi, mosveprimi. Unë nuk shoh një lëshim të tillë”, tha Zaev.

Zaev shtoi se, nëse vërtetohet se ka përgjegjësi, unë do të kërkoj që ajo të përcillet konkretisht.