Kotzias jep dorëheqje


Ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, i cili ishte një ndër kreatorët kryesorë të marrëveshjes së Prespës, sot dha dorëheqje.

Dorëheqja vjen pas grindjes së djeshme të Koxiasit me ministrin e mbrojtjes Panos Kamenos në seancë qeveritare, në të cilën sipas vlerësimit të Koxias kryeministri Alexis Tsipras nuk e ka mbështetur.