Kryeministri Zaev i drejtohet Parlamentit Evropian në gjuhën maqedonase


Kryeministri Zoran Zaev është i pari kryeministër i Maqedonisë i cili për herë të parë ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian në gjuhën maqedonase. Ai theksoi se populli është para një sfide historike. Sipas tij, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e re e BE-së dhe NATO-s me gjuhën dhe identitetin e pranuar maqedonas.

“Populli në vendin tonë është edhe para një kryqëzimi hsitorik. Në prag të kësaj sfide të re historike, gjatë disa javëve të kalauar morëm inkurajim të madh prej jush. Shumë anëtarë të PE-së, liderë të vendeve anëtare të BE-së, liderë të Këshillit dhe Komisionit Evropian vizituan vendin tonë për të treguar përkrahjen e tyre për referendumin e ardhshëm më 30 shtator, kur populli në Maqedoni do të vendos për Marrëveshjen me Greqinë. Qytetarët e dinë se çfarë vendimi duhet të marrin. Ky nuk është një vendim i lehtë. Do të jemi Republika e Maqedonisë së Veriut, por me identitet dhe gjuhë të pranuar maqedonase. Gjithashtu e dimë se cilët janë dobitë e një vendimi të këtillë dhe e dimë se ky është shansi më i mirë që deri më tani e ka marrë vendi ynë, dhe e dimë se ky është shansi, njëherë e përgjithmonë dhe nuk do ta lëshojmë. Do ta kapim këtë shans sepse është bileta jonë për BE dhe NATO.