Ronaldo “shterpë” në fushë, ndryshe jashtë saj


Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë vijuar pushimet pas fitores së tretë radhazi, që Juve arriti të shtunën ndaj Parma, në Seria A. Ata janë parë sërish duke u relaksuar në një jaht luksoz, në brigjet italiane.

Ronaldos i mungon goli në Seria A, ndonëse Juventus i ka bërë një nisje të mirë këtij kampionati, megjithatë mungesa e golit duket se nuk e shqetëson yllin portugez.

Edhe  trajneri Allegri beson se Cristiano Ronaldo do të gjejë shumë shpejt rrugën e rrjetës.

Super-ylli portugez mbërriti me shumë bujë në Torino gjatë merkatos së kësaj vere për një 105 mln euro, ndërsa edhe pse ka luajtur tre ndeshje si dhe e ka goditur 23 herë portën, ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.

“Futbolli italian është i ndryshëm dhe kërkon kohë,” – theksoi Allegri. – “Ai nuk thjesht nuk ka finalizuar dhe nuk ka gjetur momentin e duhur për të shënuar,” – duke shtuar se golat për Ronaldon janë thjesht çështje kohe. Megjithatë, në jetën private…