8 ditë paraburgim për kryetarin e Novo Sellës


Gjykata Themelore në Strumicë i ka shqiptuar masën e paraburgimit tetëditor kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev.

 Masë e njëjtë u është shqiptuar edhe tre personave të tjerë, ndërsa një pesoni i është marrë dokumenti i udhëtimit dhe duhet që ai një herë në javë të paraqitet në gjyqin e Strumicës.

Kryetari i Novo Sellës dhe të dyshuarit e tjerë për kontrabadë me cigare, masën e paraburgimit do ta vuajnë në burgun e Prilepit.

Mbrëmë rreth orës 19 në vendkalimin e egër të kufirit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, në afërsi të fshatit Badilen, policia ka arrestuar pesë persona për tentim të kontrabandës me rreth 3.300 paketa të cigareve në vlerë prej 3.245.589 denarë.

Prokuroria themelore publike në Strumicë i akuzon për veprën e kryer penale kontrabandë për të cilën është paraparë dënim me burg prej gjashtë muajsh deri në 5 vjet.