Digjet një makinë në Shkup


Në mëngjesin e sotëm një veturë është djegur në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup.

Nga Brigada për mbrojtje kundër zjarreve në Bashkinë e Shkupit njoftuan se rasti është paraqitur mëngjesin e sotëm në ora 03:05, ndërsa zjarri është shuar në ora 04:00.

“Janë djegur pjesë të makinës dhe është shkaktuar dëm material prej rreth 60 mijë denarë. Është intervenuar me një automjet dhe katër zjarrfikës”, ka deklaruar Zvonko Tomeski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve.