Xanakopulos: Marrëveshja do të kalojë në parlamentin grek

Është e qartë se marrëveshja do të kalojë në Parlamentin grek, në të kundërtën nuk do ta kishim nënshkruar, thotë zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitiris Xanakopulos, në një intervistë për radion greke Real fm.

“Zoti Kamenos dhe Grekët e pavarur dorëzuan propozim lidhur me nevojën për një shumicë më të zgjeruar në Parlamentin grek, për 180 deputetë. Ky propozim është në tryezë. Qeveria greke i pret rezultatet në referendum dhe tentimin për revizion kushtetues dhe pasi të përfundojë kjo në mënyrë pozitive, do ta bëjmë atë që e parasheh marrëveshja, ta sjellim në Parlamentin grek, sepse janë për një shumicë sa më të madhe të mundshme parlamentare, e cila sipas mendimit tim, është e mundur të arrihet”, tha Xanakopulos për radion greke.