7 ura u kontrolluan në Lepenc por pa rezultate rreth trupit të policit Trenaj


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar për KosovaPress se ekipet e kërkim shpëtimit, të përbëra prej Policisë, pjesëtarëvë të FSK-së dhe AME-ë deri tani kanë kontrolluar 7 ura në Lepenc por pa asnjë rezultat për trupin e policit Armend Trenaj.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar për KosovaPress se ekipet e kërkim shpëtimit, të përbëra prej Policisë, pjesëtarëvë të FSK-së dhe AME-ë deri tani kanë kontrolluar 7 ura në Lepenc por pa asnjë rezultat për trupin e policit Armend Trenaj.Gashi po ashtu ka thënë që për momentin ka reshje të mëdha dhe ekipet po pushojnë për të vazhduar tutje sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.

“Kërkimet kanë filluar sot në ora 9 në mëngjes, dhe kanë vazhduar deri në këto momente ku për pak kohë janë ndërpre kërkimet për shkak të kushteve jot ë mira atmosferike dhe reshjeve të shiut. Janë kontrolluar deri më tani 7 ura të cilat kanë qenë këtu në Lepenc do të thotë, por fatkeqësisht nuk kemi hasur në asgjë. I kemi edhe dy ura dhe do të vazhdojmë edhe ato ti kontrollojmë. Dje dhe sot janë kontrolluar 7 ura. Për momentin është tu ra shumë shi I madh dhe ëpr momentin janë tu pushu zhytësit edhe pjesëtarët e tjerë dhe po varet krejt prej kushteve atmosferike dhe nëse nuk ka rezultat sot nesër prapë në ora 9 fillojmë”, ka thënë zëdhënësi Gashi.Armend Trenaj dhe kolegu i tij Malsor Dashi u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc në Hanin e Elezit. Trupi I pajetë i Malsor Dashit ishte gjetur pas kontrollimit të një ure pas pesë ditë kërkim, dhe varrosur nën ceremoni shtetërore. Ekipet ende po punojnë në gjetjen e trupit të Trenajt që dyshohet po ashtu se ka rënë në lum pas aksidentit.