7 marsi, Ahmeti pret në takim nxënësit nga Kumanova


Disa student dhe nxënës nga shkolla të mesme nga Kumanova sot në selinë e BDI-së janë pritur nga kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit.

Gjatë takimit siç bëhet e ditur janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit nëpër shkolla si dhe kërkesat për të përmirësuar cilësinë në arsim.

Kryetari Ahmeti dëgjoi hallet e nxënësve dhe shprehu gatishmëri të plotë që në të ardhmën të përkushtohen edhe më shumë në arsim si shtyllë kryesore e një shoqërie.