320 mijë eurot garanci për Abdylfeta Alimin, heshtin Këshillin Penal


Mbi 320 mijë euro kap vlerën garancia që ka ofruar familja e Abdylfeta Alimit dhe të afërmit e tyre bashkë me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe bashkë partiakun e tij Krenar Lloga. Deri sot akoma asnjë përgjigje nga Këshilli Penal, nëse garancia e ofruar është bazë për lirimin e Abdylfeta Alimit nga paraburgimi si i akuzuar për terrorizëm më 27 prill të vitit kaluar. Të pyetur zyrtarisht, nga Gjykata Penale njoftuan se garancia e parë familjes Alimi e cila ofroi shtëpinë ku jetojnë, është refuzuar. Mbrojtja tani do të kërkojë garanci me shifrën mbi 320 mijë euro.

Alimi i cili shpëtoi deputetin Ziadin Sela natën e përgjakshme, dyshohet për mosveprim në momentin kur janë hapur portat e Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse Ligji mbi Parlamentin, personave të rendit në ligjvënës nuk i lejon të ndërmarrin masa ndaj deputetëve, përveç që t’i mbrojnë.