30 ditë paraburgim për Feta Alimin


Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për Feta Alimin, ish agjentin e sigurimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të këtij viti, të ndodhura në këtë institucion.

Nga ana tjetër, ish-polici Fetah Alimi gjendet jashtë shtetit dhe këtë e dëshmon edhe fotografia e postuar në profilin e tij në facebook, me liderin Ziadin Sela. Nga pala mbrojtëse thonë se janë në kontakt më Fetahun, duke pohuar se nuk është në arrati. Kurse bashkëshortja e tij, thotë se Fetahu është takuar me Selen në Zvicër.
Në ngjarjet e 27 prillit, kur turma e protestuesve hyri në Kuvend, Fetah Alimi ishte në detyrë i angazhuar nga Reparti i sigurimit në kuadër të MPB-së. Ai në maj u suspendua, kurse tani është larguar nga puna. Në mesin e të dyshuarve për hapjen e portave është edhe Shefi i sigurimit të Kuvendit, Goran Gjoshevski, nën urdhër të të cilit, më 27 prill ka qenë edhe Fetah Alimi. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjoshevskit iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.