27 prilli, Ninxha kërkon publikimin e dëshmive të reja

Në Gjykatën Penale sot ka vazhduar seanca për ngjarjet e 27 prillit. I akuzuari Aleksandër Vasilevski si dëshmi shtesë ka propozuar 115 audio materiale dhe 20 fotografi të cilat siç tha i ka propozuar tek Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kërkon që kjo e fundit materialet t’ia dorëzojë gjyqit. Mes tjerash ai ka kërkuar që dëshmitë e tij të dëgjohen pa praninë e publikut.

Prokurorja Ivana Trajçeva tha se nuk ka njohuri se për çfarë materiale bëhet fjalë. Sipas saj meqenëse ata materiale janë në prokurori, prokuroria do t’i dorëzon në gjykatë.