24 aksidente komunikacioni në Shkup, një person ka vdekur dhe dy tjerë janë lënduar


Një udhëtar në autobus e humbi jetën, një këmbësor dhe një vozitës janë lënduar rëndë, ndërsa 15 më lehtë në gjithsejt 24 fatkeqësi rrugore që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tetë prej fatkeqësive është regjistruar vetëm dëm material.

Sipas raportit policor të SPB Shkup, 117 vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 95 vozitës janë përjashtuar nga komunikacioni, 45 prej të cilëve kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 37 pa patent shofer dhe 13 vozitës fillestarë.

Nga komunikacioni policia përjashtoi 27 automjete sepse nuki ishin të regjistruara. Në mënyrë të parregullt ishin të parkuara 226 automjete, ndërsa automjeti i posaçëm mënjanoi 122 automjete. Policia sanksionoi edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, 11 vozitës të cilët kanë kalaur në dritë të kuqe të semaforit dhe shtatë për reshtim të parregullt./Gazeta e Pavarur