15 vjet nga vdekja e ish presidentit Boris Trajkovskit


Nga perspektiva e sotme si vizion i madh dhe lidership duket ajo që në vitin 2001 dukej si jopopullore. Trajkovski ishte sinonim për lidership, paqe, pajtim, sinqeritet dhe integritet. Me vdekjen e tij të hershme e humbëm një lider të madh, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në panel diskutimin me temë “Lidership i bazuar në vlera – nga parimet e deri tek realizimi” për nder të 15 – vjetorit të vdekjes tragjike të ish-presidentit, Boris Trajkovski.

Ai theksoi se së bashku me Trajkovskin e kanë kaluar “2001-in e vështirë” në të cilin, siç tha, ish-presidenti ishte një prej shtyllave për ta ruajtur paqen dhe vendin siç e kemi sot, t’i përforcojmë marrëdhëniet ndëretnike dhe të kemi bashkëpunim të afërt me NATO-n dhe BE-në.

“Në kushte kur nuk kishte lidership të mjaftueshëm Trajkovski doli me guxim duke mos menduar në rejtingun e tij dhe as në marrëdhëniet politike por ishte aty kur për të kishte nevojë populli. Ishte njeri i madh i cili ecte fuqishëm nëpër tokë dhe ishte një prej të rrallëve i cili shumë lehtë krijonte afrimitet dhe miqësi me liderët e mbarë botës”, tha Dimitrov.

Ai në vitin 1999 e menaxhoi krizën me refugjatët kosovarë si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ndërsa si president me Marrëveshjen e Ohrit siguroi paqe dhe i përforcoi postulatet e stabilitetit multietnik dhe bashkëjetesës.

“Mendoj se në rajonin tonë mund të përmirësohet mënyra në të cilën respektohemi midis vetes, ndërsa trashëgimia e presidentit tonë të ndjerë mund të na ndihmojë në këtë pikëpamje”, theksoi Dimitrov.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq theksoi se gjithçka që është dhënë në temën e panel diskutimit të sotëm e karakterizon pikërisht presidentin Boris Trajkovski i cili u ballafaqua me vendime të rënda reperkusionet e së cilit ishin imperativ për vendin dhe rajonin dhe tregoi se është burrështetas në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Potencoi se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është hap historik për normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve midis dy vendeve ndërsa nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, shtoi, e paraqet ndoshta marrëveshjen më të rëndësishme bilaterale të nënshkruar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ish-presidenti shqiptar, Alfred Mojsiu tha se Trajkovski ka qenë i mençur, pasionant dhe i paharrueshëm.

“Kaluan 15 vjet nga vdekja e tij por puna e tij dhe kontributi nuk u harruan dhe ai është i pavdekshëm lidhur me vlerat dhe atë që e bëri në interes të popullit të vet dhe mbarë Ballkanit. Politikanë e këtij arritën të bëjnë punë të mençur e cila e hapi rrugën për integrim në BE dhe NATO ndërsa me këtë ta realizojnë ëndrrën e përjetshme të Trajkovskit”, tha Mojsiu.

Alen Leroa, ish-përfaqësuesi special i BE-së në vend theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk ishte detyrë e lehtë për shtetin dhe për presidentin Trajkovski dhe shtoi se beson se në këtë kohë Trajkovski nuk ka qenë shumë i njohur tek populli, pasi, siç tha, ishte i guximshëm dhe nuk e shprehte atë që populli deshi ta dëgjojë, por të vërtetën.

Besoj se presidenti Trajkovski, theksoi, ishte inspirim për vendimet që i sollën politikanët aktual për hapjen e rrugës euroatlantike të vendit.