13 aksidente gjatë 24 orëve në Shkup

Trembëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej 13 aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë është shkaktuar dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve, raporton MIA. Njëzetë e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, gjashtë nuk kanë dhënë përparësi kalimi, ndërsa 11 persona janë rreshtuar në mënyrë të papërshtatshme. Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 persona, dy e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjashtë persona para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin, ndërsa 10 me automjet të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe 14 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta dhe katër këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe për ta. Janë hasur 81 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec janë larguar 83 automjete.