Është ndërprerë protesta në Qendrën Klinike


Pas takimit të djeshëm me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, të punësuarit në Qendrat Klinike sot nuk kanë vazhduar protestën. Në takimin  e djeshëm ata janë dakorduar se më 24-25 dhjetor do të takohen me kryeministrin Zaev për të gjetur zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

Të punësuarit në Klinika protestën e filluan para katër ditësh, pasi Këshilli i Qytetit të Shkupit vendosi që bileta e parkingut të bëhet 800 denarë, në vend të 300 siç ishte deri tani. Ata kërkuan që parkingun ta merr në mbikëqyrje Qendra Klinike.

Filipçe u ka thënë se në bisedë telefonike me kryetarin e Qytetit të Shkupit i kanë shqyrtuar opsionet juridike për kthimin e parkingut në autorizim të Qendrës Klinike, ndërsa Ministria e Shëndetësisë për zgjidhjen e problemit planifikon të ndërtojë dy parkingje me kate.