Deri nga mesi i vitit të ardhshëm është vazhduar gjendja e krizës në kufirin jugor


Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm është vazhduar afati për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin e Maqedonisë.

Parlamenti e votoi vendimin me 60 vota “pro” në suaza të seancës së sotme të 26-të.

Me sjelljen e Vendimit sigurohet vazhdim i kryerjes së aktiviteteve nga forcat e Armatës të Republikës së Maqedonisë dhe forcat e sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror.

Në seancë janë miratuar edhe Vendimi për shpallje të thirrjes publike për zgjedhjen e revizorit kryesor shtetëror, si dhe Programi për shënimin e përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të shquar të RM për vitin 2018.

Seanca vazhdon me debatin për Propozimin e plotësuar të Buxhetit të RM-së për vitin 2018.