​Favoritët për të fituar Kampionatin Botëror Russia 2018

Pak më shumë se dy javë deri te fillimi i Kampionatit Botëror Russia 2018, kështu që ne KosovaPress kemi menduar në fillim të shohim disa prej favoritëve për të fituar këtë kompeticion.

Argjentina

Duhet pranuar, Argjentina nuk mund të jetë edhe aq e fortë sa disa ekipe tjera në këtë listë, por me një njëri si Lionel Messi, gjithçka është e mundur. Që të mos harrojmë ai arriti të marrë në dorë Argjentinën në katër vitet e fundit.
Pyetja kryesore këtu do të jetë nëse ata do të jenë në gjendje të mbrohen mjaftueshëm, për ti ndalur ekipet tjera dhe duke parë se si janë kualifikuar ata, kjo tregon se ata nuk janë shumë të mirë në këtë repart. Në të vërtetë skuadra e Jorge Sampaoli ndoshta duhet të shënojë shumë më shumë me Messin, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain dhe Angel Di Maria, ata qartë duken se kanë talent për të bërë një gjë të tillë.Ndërsa te Argjentina pritet të jetë një munges e madhe e Mauro Icardi i cili ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Inter në Serie A, por ishte zgjedhja e trajnerit që ai të lihet jashtë.

Belgjika
Belgjika ka një skuadër nga më të fortat në këtë kampionat dhe shumë prej lojtarëve të cilët do të luajnë, janë në kulmin e karrierës së tyre. Duhet të ketë një mbështetje të madhe për sulmuesin Romelu Lukaku, i cili duhet të shënoj më shumë gola, dhe për të shënuar i duhet ndihma e Hazard dhe e  Kevin De Bryne. Belgjika ka një skuadër nga më të fortat në këtë kampionat dhe shumë prej lojtarëve të cilët do të luajnë, janë në kulmin e karrierës së tyre.Duhet të ketë një mbështetje të madhe për sulmuesin Romelu Lukaku, i cili duhet të shënoj më shumë gola, dhe për të shënuar i duhet ndihma e Hazard dhe e Kevin De Bryne. Vlen të cekët se te Belgjika do të mungojë mesfushori i Romës, Radja NAinggolan i cili nuk është futur në listën e ngushtë për këtë Kampionat Botëror.

Brazili
Brazili është një nga favoritët për të fituar këtë vitë, për shkak se ka një skuadër tepër të talentuar.Në mbrojtje ata janë shumë të fortë të udhëhequr nga portieri Alisson i cili ka shkëlqyer këtë sezon dhe nga dyshja në qendër të mbrojtjes Thiago Silva dhe Felipe Luis. Duhet të përmendet edhe reparti i sulmit i cili do të jetë, një nga sulmet më të frikshme këtë kampionat të udhëhequr nga NeymarPërsa i përket udhëheqjes, trajneri Tite ka thënë se do të vazhdojë të zgjedhë kapiten të ndryshëm në çdo ndeshje në Rusi. Ka një arsye pse shumica e ekipeve nuk e bëjnë këtë dhe mungesa e lidershipit mund ta pengojë Brazilin që ta bëjë atë një rrugë të gjatë në turne.

Franca
Sa i përket talenteve Franca është e ngjashme me Belgjikën. Francezët arritën në finalen e Kampionatit Evropian 2016 por që u mundën në finale nga Portugezët e Cristiano Ronaldos.Natyrisht se skuadra është dy vjet më e vjetër dhe lojtarët janë pjekur më shumë si dhe tani kanë përvojë më të madhe për të udhëhequr kombëtaren e tyre. Por mos shkëlqimi i Paul Pogbas mund të jetë një problem për francezët, pasi që të gjithë e dimë se Paul Pogba nuk është në nivelet e tij dhe kjo ka shqetësuar shumë fansat francezë.Kjo është mospërputhje që mund t’i kushtojë Francës, pasi shumica e kohës, loja kalon përmes tij. Nëse ai nuk luan mirë, atëherë ata do të kenë shumë problem.

Gjermania
Gjermanië është numri një për të fituar këtë Kampionat. Një numër i madh i lojtarëve që kthehen këtë vit kanë fituar Kupën edhe më herët dhe e dinë se çfarë duhet bërë për të fituar sërish. Lojtarët që kanë dalë në pension, Bastian Schweinsteiger dhe Philipp Lahm janë zëvendësuar nga lojtarët më të aftë. Leon Goretzka është bërë një lojtar i kërkuar pas gjithë botës dhe Joshua Kimmich është bërë pjesë integrale e Bayern Munich.Megjithatë, ende janë dy çështje për t’u përmendur.Manuel Neuer është plagosur për një kohë të gjatë dhe ka qenë i rrallë për Bayern Munich, përveç kësaj, Gjermania herë pas herë nuk ka një sulmues të jashtëm të variantit Miroslav Klose.

Spanja
Spanja nuk është edhe aq e fortë sa ka qenë më herët, por ata ende kanë lojtarë të klasit botëror, të cilët mund të shkëlqejnë në këtë kampionat. Andaj kësaj radhe do të jetë më e vështirë për ta, por asgjë nuk është e pamundur dhe ata do të mundohen të arrijnë sa më lartë që është e mundur.Pra, ka gjashtë favoritët tanë për të fituar turneun. Të gjithë janë të fortë, por të gjithë kanë edhe mangësitë e tyre./KosovaPress/