Dimitrov-Stoltenberg: Të shfrytëzohet momentumi pozitiv për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në Shkup. Kjo është vizita e parë zyrtare e Stoltenberg në Maqedoni. Me këtë rast, Dimitrov theksoi se vizita e sotme është kyçe për Maqedoninë dhe paraqet frymëzim të fuqishëm që ky vit të jetë historik për Maqedoninë dhe rajonin. Stoltenberg e ka vërtetuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s, shprehu mbështetjen për reformat, duke bërë thirrje që të shfrytëzohet momentumi pozitiv për re...
Reagon Qeveria: Me këtë ligj avancohet përdorimi i gjithë gjuhëve
Qeveria ka reaguar pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov të mos nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe thonë se ai është në pajtim me Kushtetutën dhe i avancon të gjithë gjuhët e jo vetëm atë shqipe, transmeton Zhurnal.mk "Në këtë rast duam që dhe njëherë të themi se gjithë rregulloret e ligjit për përdorimin e gjuhëve janë në pajtim me amandamentin 5 të Kushtetutës së vendit. Me këtë ligj avancojmë përdorimin e të gjithë gjuhëve të bashkësive etnike në vend, motivi për sjelljen e këtij ligji është...
Ivanov takon Stoltenbergun, në fokus NATO-ja
Presidenti Gjorge Ivanov ka pritur sot sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Në takim është biseduar për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, reformat në mbrojtje dhe siguri në pajtueshmëri me standardet e NATO-s si dhe mbarëvajtjen dhe thellimin e bashkëpunimit me Aleancën veri -atlantike, transmeton Medial.mk. Ivanov dhe Stoltenberg kanë vlerësuar se raportet dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Aleancës është në nivel të lartë dhe kanë theksuar kontributin që jep armata e Maqedonisë në mi...
Bilalli: Shqiptarët duhet të solidarizohen me Maqedonasit për emrin
Blloku i partive shqiptare në një vijë se nuk do të qëndrojnë indiferent dhe do të bëhen pjesë e zgjidhjes së kontestit me emrin me Greqinë. Përderisa priten rezultatet e para të raundit të dytë të negociatave në Nju Jork mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, partitë shqiptare me qëndrime të qarta – të bëhen pjesë aktive e procesit të zgjidhjes dhe nëpërmjet referendumit shqiptarët të pranojnë ose refuzojnë zgjidhjet e mundshme. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti për Alsat – M deklaroi se emri i ri i Maqedoni...
Kuvendi i Bullgarisë e ratifikoi “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” me Maqedoninë
Deputetët e Kuvendit Popullor të Bullgarisë njëzëri e kanë votuar “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton Portalb.mk. Në sallën e Kuvendit i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev. Për marrëveshjen votuan të gjithë 186 deputetët. Sipas deputetit bullgar Pllamen Manushev , marrëveshja do ju mundësojë të gjithë atyre që ndjehen si bullgarë në Maqedoni, ta shprehin këtë, të mos kenë frikë pse janë bullgar. “Sot ...